Pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit në Kosovë, TV Syri trokiti në derën e Nënës Ferdonije.
Kërkesa e vetme e saj është zbardhja e fatit të të pagjeturve. Pas shumë premtimeve që bënë të gjitha partitë politike besoj dhe shpresoj që në legjislaturën e re kjo çështje të përfundojë.
Nuk do të ndalemi së kërkuari deri në trupin e fundit sepse ata meritojnë të pushojnë të qetë në vendin e tyre tha Nëna Ferdonije.
Kjo nënë në luftën e fundit në Kosovë humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin.