Në varrezat e qytetit të Gjakovës që ndodhen në lagjen e Brekocit, në varrezat e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të paidentifikuar
Sipas njoftimit të policisë së rajonit të Gjakovës, viktima kishte të veshur me veshje ushtarake, në të cilat ishte e vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, syri-vision.tv
“Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë varri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë. Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, dhe të gjitha njesitet relevante. Syri-vision.tv.