Sektori për Menaxhimin e Mbeturinave, ka organizuar së fundmi një punëtori në të cilën janë prezantuar dhe diskutuar draftet e Rregullores Komunale dhe Plani Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave 2021-2025.
Rregullorja komunale për Menaxhimin e mbeturinave dhe Plani Lokal do të jenë në dëgjim publik deri në fillim të marsit. Sipas kësaj rregulloreje çdo person është i obliguar të paguajë faturë të mbeturinave për kompaninë që është e licensuar nga komuna e Gjakovës.
Ky sektor raportoi për TV Syri që shumë shpejt pritet implementimi i planit dhe i rregullores.