Gjykata shpall fajtorë ish- kryetarin e komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe të tjerët

Në Gjykatën themelore në Gjakovë u interpretua vendimi se ish kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, është shpallur fajtor. Ai është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht. I njëjti akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës me 69 mijë euro. Lajmin se Pal Lekaj, Gani Rama, Ismet Isufi dhe Veli Hajdaraga janë fajtorë e bëri të ditur, Shaqir Kika, kryetar i trupit gjykues.

Ky aktgjykim është në kundërshtim me ekspertizën dhe superekspertizën,  kështu tha Arianit Koci, avokat i Pal Lekaj.

Dënim mori edhe Gani Rama, një vit me kusht, ndërsa Veli Hajdaraga u dënua me tetë mijë euro gjobë për mashtrime me subvencione dhe shmangie nga tatimi ndërsa, Ismet Isufi u dënua me burg me kusht prej 6 muajsh.

Read Previous

10 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, 340 të infektuar

Read Next

Familja Kelmendi ka nevojë për ndihmë