Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 62 pacientë, prej të cilëve 39 janë pozitivë, 12 negativ, dhe 11 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa me respirator janë 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor nuk ka asnjë të rezultuar pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 62 janë të zënë, dhe 78 shtretër të tjerë janë të lirë, /Syri-vision.tv.