U promovua romani i parë i autores, Drita Kurti Kamberi, roman ky që shtjellon fatin njerëzor të shqiptarëve nga okupatori serb, të cilët nuk pajtoheshin me shkollimin e popullit shqiptar.
Kronologjinë e krijimit të romanit në fjalë e elaboruan edhe profesorët të cilët ishin pjesë e redaktimit dhe kompletimit të tij.
Kënaqësi të ndeshem me gra të afta që të pamundurën e bëjnë të mundur u shpreh Migena Arllati, e cila me pak fjalë na tregoi rrugën që përshkroi ky roman.
“Mësuesit e profesorët e asaj kohe përcillnin edukatë e frymë pariotike”, tha profesor Muhamet Rogova.
Dhuna e regjimit serb ndaj arsimit shqiptar është pika kryesore e romanit citoi profesor Kurti.
Komentet për këtë roman nuk munguan as nga Bedri Cahani, drejtor i gjimnazit “Hajdar Dushi.
Ndërkaq mësimdhënësja Zoge Shehu u shpreh se vetëm tema e këtij libri e emocionoi shumë.
Cila ka qenë arsyeja që autorja zgjodhi fabulën e këtij romani e flet vet ajo.
Besimi në unitet më mbante në këmbë thuhet mes tjerash në kujtimet e autorës.