Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 68 pacientë, prej të cilëve 47 janë pozitivë, 15 negativ, dhe 6 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa me respirator janë 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor nuk ka asnjë të rezultuar pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 68 janë të zënë, dhe 67 shtretër të tjerë janë të lirë, /Syri-vision.tv.