Apple së shpejti do të prodhojë ’emoji’ të reja për vaksinën

Gjiganti i telekomunikacionit ”Apple” do të prezantojë 200 emoji të rinj në iPhone dhe iPad, me një fokus të veçantë në ato me temë nga vaksinat.

Përditësimi i radhës për iOS 14.5 dhe iPadOS 14.5 do të ketë një sërë ikonash kushtuar një trendi që ka të bëjë me vaksinën antiCovid-19.

Për këtë arsye, ”Apple” ka vendosur të prezantojë emoji të rinj, por edhe të përshtasë ata ekzistues me këtë grup të veçantë.

Si gjithmonë, emoji-t e rinj u miratuan nga konsorciumi ”Unicode” shtatorin e kaluar.

Kjo është organizata që krijon kodin për emoji-t e ndryshëm, që më pas merren nga çdo kompani që i përdor ato, përfshirë Facebook dhe Twitter. /ata/ KultPlus.com

Read Previous

‘Barbie’ shkon përtej ‘ligjeve’ të bukurisë, pasqyron diversitet përmes realitetit

Read Next

Përplasja kokë më kokë për titullin kampion, Milani dhe Interi zbresin në fushë me këto përbërje