Aksident në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7 të mëngjesit, tek semaforat kryesor në qendër të qytetit të Gjakovës, transmeton Syri-vision.tv

Nga ky aksident është lënduar lehtë 1 pasagjer, dhe janë dëmtuar 2 automjete.

Shkaktar i aksidentit ka qenë mosrespektimi i sinjalizimit vertikal nga ana e veturës e cila ka qenë duke lëvizur në drejtim të Dardanisë, raportojnë për Tv Syri nga Policia e Kosovës, Stacioni në Gjakovë.

Policia është në vend të ngjarjes./Syri-vision.tv

Read Previous

Kaligrafia në gjuhën japoneze, ekspozita e veçantë e Fatbardh Krajës në Shkodër

Read Next

​12 gjërat që duhet bërë në ditën e parë të punës