Gjatë natës së mbrëmshme një person I panjohur ka thyer 2 xhamat e Xhamisë me Dy Minare, e njohur edhe si Xhamia e Qylit dhe ka hyrë brenda. Aty më pas ka dëmtuar dy dritare, arkën e xhamisë, sidhe dy dollapë të librave, njofton Abdurrahman Bejtullahu për Tv Syri.
Në vend ngjarje gjithashtu ka edhe njolla gjaku.
Policia e Kosovës është e njoftuar me rastin në fjalë.
Tv Syri do të ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje…