Liburni në gjysmëfinale të kupës së Republikës së Kosovës në futsal

Mbrëmë në pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është zhvilluar ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në Futsal ndermjet klubit Prishtina 01 dhe Liburnit.Pas një ndeshje dramatike Liburni realizoi fitore pas ekzekutimit të penalltive. Ishte një ndeshje shumë e fortë që nga fillimi e deri në fund ku edhe fituesi u vendos nga penalltitë.Liburni edhe pse ishte në disavantazh me rezultat 3-1 arriti të rikthehet të barazoj rezultatin 3-3 ku edhe u permbyll takimi i rregulltë me këtë rezultat.Të gjithë lojtaret dhanë maksimumin e tyre duke luftuar deri ne fund.Halim Selmanaj ishte heroi i këtij takimi i cili e riktheu Liburnin duke realizuar hetrik dhe duke shenuar penalltinë vendimtare te cilen e dergon Liburnin në gjysmëfinale.Edhe pas dy vazhdimeve nga 5 minuta nuk pati gola dhe epilogu perfundimtar i takimit u vendos nga penalltitë dhe Liburni u tregua më i sakte duke realizuar te gjitha gjuajtjet.Ndeshja e rregulltë perfundoj 3-3 dhe në penallti Liburni shenoj fitore 5-3. Golat në takimin e rregulltë i realizoj Selmanaj hetrik,ndërsa penalltitë i realizuan Alaj,Kryeziu,Maxharraj,Loshaj dhe Selmanaj. Në gjysmëfinale Liburni do të takohet me klubin BbnB.Llapi nga Podujeva.Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje,pra do të zhvillohen dy takime.

Read Previous

​A po dështon sistemi i shpërndarjes së vaksinave COVAX?

Read Next

Raporti i datës 23 shkurt 2021 i spitalit ” Isa Grezda”