Dëmtohen disa varreza në Mejë, familjarët të zhgënjyer me qeveritë e pasluftës

Në mesin e 376 martirëve të vrarë në Mejë të Gjakovës është edhe djali i Vebi Dervishaj, Gëzimi. Sikurse në ditën  e 27 prillit të vitit 1999 dhimbja është e njëjtë edhe sot kur vizitoj varrin e të birit dhe të katër familjarëve të tjerë të cilët janë vrarë nga forcat paramilitare serbe. Por dhimbjen edhe më shumë po e rëndon fakti se pllaka e varrit të djalit bashkë me disa të tjera këtu janë dëmtuar e besa edhe janë shembur.

Përveç dëmtimeve në pllakat e varreve ka edhe gabime në emra dhe data. Sipas Vebiut një gjë e tillë është e pafalshme nga familjarët dhe se fajin për këtë e kanë të gjitha qeveritë e pasluftës.

Kjo neglizhencë sipas tij tregon se qeveritë nuk nderuan gjakun e këtyre martirëve. Ai tha se do të ishte më mirë të kërkonin nga familjarët që të ndërtonin këtë memorial e jo ta linin pas dore këtë projekt.

 I zhgënyer me punimet jokualitative u shpreh edhe kryetari i Shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur “27 Prilli 1999-Meje”, Haki Sadrija.

Dihet se financimi i këtij memoriali ishte përgjegjësi e Kuvendit komunal të Gjakovës, por për shkak të mungesës së mjeteve  në vitin 2017 ka kaluar në Qeveri.

Për dëmtimet në këto varre janë të njoftuar edhe agjensioni i memorialeve. Sipas tyre punimet do të fillojnë në ditët në vijim dhe i gjithë projekti i kompleksit pritet të jetë gati në qershor të këtij viti.

Read Previous

“Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë ende në fazën e testimit

Read Next

Zbulohet sekreti brenda pikturës “Britma”