Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 61 pacientë, prej të cilëve 45 janë pozitivë, 15 negativ, dhe 1 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa me respirator janë 3 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitivë; 1 mjek, 2 infermier dhe 1 nga stafi tjetër mjeksor./Syri-vision.tv.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 61 janë të zënë, dhe 74 shtretër të tjerë janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 11 pacientë.