I ftuar në emisionin e fundit “ARTE” ishte Kamuran Goranci, artisti shumëdimensional.
Me të diskutuam etapat e karrierës, vështirësitë e profesionit por dhe kënaqësitë që i fali ai.
Në pyetjen se pse zgjodhi t’i futej një rruge të tillë, ai u përgjigj: “Në fakt se zgjodha unë, më zgjodhi. Për t’u marrë me art dhe për ta kultivuar atë duhet të kesh talent të cilin fatmirësisht e pata. Jam shumë i lumtur sepse arti është fisnikëri e shpirtit.”
Pengu i vetëm i tij është se i kushtëzuar nga rrethanat por kundër vullnetit nuk ju kushtua gjatë gjithë kohës pikturës ashtu siç do kishte dëshiruar, por së fundmi është kujdesur ta kompensojë kohën e humbur.
Për këto dhe gjithçka tjetër, mund ta ndiqni intervistën këtu:
Si dhe ritransmetimin në ora 15:00, në TV Syri.