Llojllojshmëria e produkteve në tregun e gjelbër në Gjakovë, bën që qytetarët ta frekuentojnë shume atë. Në krahasim me tregjet tjera në rajon, ky treg nuk i ka ngritur çmimet, përveç në produktet e importuara të cilat shkaku i pandemisë kanë pasur rritje të çmimit, kështu na tha tregtari Zija Rexha
Në anën tjetër blerësit thanë se produktet janë të freskëta dhe sipas tyre çmimet janë të arsyeshme.
Produktet vendore, kryesisht ato të bylmetit nuk kanë shënuar rritje, tregoi tutje Rexha.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore muajve të fundit kanë shënuar ngritje për 0.5 për qind, por çmimet e produkteve bazë nuk kanë ndryshuar, ndërsa çmimet e disa perimeve dhe pemëve të importuara janë rritur për 0.5-10 %.