Aktivizohet linja pa pagesë “Alo Çabrati”

Kuvendi komunal ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme do aktivizohet linja telefonike pa pagesë në numrin 0800 90 100 ku do ju mundësohet të informoni zyrtarët e kompanisë Çabrati dhe të komunës së Gjakovës për deponitë ilegale, abuzimet me depozitimin e mbeturinave dhe çështje të tjera të ndërlidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Komunën e Gjakovës.

Këtë e kanë bërë të ditur Kuvendi komunal në faqen e tyre zyrtare në facebook:

Alo Çabrati, aktivizohet linja telefonike pa pagesë 0800 90 100Të nderuar qytetarë, që nga dita e sotme, mund të telefononi falas në numrin 0800 90 100 dhe të informoni zyrtarët e kompanisë Çabrati dhe të komunës së Gjakovës për deponitë ilegale, abuzimet me depozitimin e mbeturinave dhe çështje të tjera të ndërlidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Komunën e Gjakovës.Linja telefonike është aktivizuar me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe partneritetit midis qytetarëve të komunës së Gjakovës dhe KRM “Çabrati”, me mbështetjen e projektit “Të Bashkuar Kundër Ndotjes”. Projekti financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, dhe implementohet nga Komuna e Gjakovës dhe Let’s Do It Peja.Bashkëpunimi me ju është më se thelbësor për një Gjakovë të pastër dhe të gjelbër. Vetëm së bashku mund t’ia dalim!

Read Previous

433 mijë euro, 600 dollarë, franga, lira turke e shumëçka tjetër u konfiskua nga aksioni i djeshëm

Read Next

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin drenicas