Qendra e Punësimit në Gjakovë është vendi ku të papunët drejtohen, për të gjetur zgjidhje sa i përket punësimit. Drejtori, Kujtim Dula na njoftoi më tepër me shifrat e të regjistruarve si të papunë këtu.
Dula thotë se ka pasur rritje të numrit të të papunëve që janë paraqitur në këtë qendër për shkak të keqkuptimit të masës së qeverisë për ndarjen e mjeteve për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar.
Gjatë vitit të kaluar përmes zyrës së punësimit janë punësuar 209 persona, që është numër më i vogël se vitet paraprake për shkak të pandemisë. Megjithatë po bëhen përpjekje të vazhdueshme që të ndihmohen të gjithë të papunët e sidomos të rinjtë, të cilët tashmë mund të drejtohen edhe në qendrën për orientim në karrierë.
Së fundmi këtu është duke u planifikuar edhe një tjetër program për praktikë në punë dhe subvencion në pagë.
Një program i ngjajshëm veçse është duke u zbatuar që nga viti i kaluar, ku kanë përfituar punë praktike 215 persona dhe trajnim në punë 68.