Drejtori i UNICEF-it për Kosovë, Murat Sahin, ka bërë të ditur se në Prishtinë arrin sonte dërgesa e parë e shiringave që do të përdoren me vaksinat antiCOVID-19.
Sipas tij dozat e vaksinave antikovid vijnë nga COVAX, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj ai ka thënë se së shpejti do të jep dhe detaje të tjera rreth arritjes së vaksinave.
”Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave”.
”Bashkë ne mundemi”, ka shkruar ndër të tjera, Sahin.