Gjakova e kuqe në të verdhën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish kategorizimin e komunave.

Sipas njoftimit nga MSH, nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna:Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia, transmeton Telegrafi.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e verdha ka kaluar në të kuqen.

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen.

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen.

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrri nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen.

Theksojmë që javë më parë, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka lehtësuar masat antiCOVID, ku ora policore nuk vlen për asnjë zonë kurse operatorët ekonomik, sektori i gastronimisë dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00. 

Read Previous

PSD ia prezanton Lajçakut disa fakte për pavarësinë e Kosovës

Read Next

Çfarë mendojnë qytetarët për rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid-19?