Pas njoftimit për shpërblim prej 500 000 dollarësh, një grua i kthen Lady Gagas qentë e saj

Makthi për Lady Gagan mori fund! Qentë e saj, Gustav dhe Koji janë gjetur shëndoshë e mirë! Bulldogët francezë u rrëmbyen 3 ditë më parë nga autorë të paidentifikuar, të cilët qëlluan mbi shëtitësin e qenushëve të këngëtares, që është njëkohësisht miku i saj. 

Shëtitësi i tyre, Ryan u qëllua në krahëror, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Pas njoftimit të Gaga-s në Twitter dhe lajmit se ka një shpërblim për 500.000 dollarë për “këdo që ka qentë e saj, një grua i ka çuar ato pasditen e djeshme në Departamentin e Policisë në Los Angeles (LAPD).

Deri më tani thuhet se gruaja e panjohur nuk është e përfshirë në sulmin e së mërkurës. Pak para se qentë e saj të gjendeshin, Gaga postoi në Twitter zemërthyer lajmin e rrëmbimit/Ekonomiaonline

Read Previous

10 fakte shkencore për miqësinë

Read Next

Raporti i datës 27 shkurt nga spitali “Isa Grezda”