Raporti i datës 28 shkurt nga spitali “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 74 pacientë, prej të cilëve 53 janë pozitivë, 16 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa  me respirator janë 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitivë; 1 mjek, 2 infermier dhe 2 nga stafi tjetër mjekësorë./Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 74 janë të zënë, dhe 61 shtretër të tjerë janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 11 pacientë.

Read Previous

​Covid-19 në Kosovë, afër 69 mijë të infektuar që nga rastet e para

Read Next

​783 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid