​ Dyshohet për keqpërdorim të detyrës, shoqërohet në polici Drejtori i Këshillit Prokurorial

Drejtori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, si dhe një zyrtar tjetër në të njëjtin institucion, janë shoqëruar në polici mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.

“Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Read Previous

A mund të ndërhyjmë në ëndrrat e të tjerëve?

Read Next

Gjendje e rënduar në spitalin “ Isa Grezda”