U raportua se një vajzë nga komuna e Gjakovës tentoi të vetëvritet. E njëjta është dërguar në spitalin e Gjakovës dhe është duke u trajtuar.
Sipas një komunikate nga policia e Gjakovës bëjnë të ditur se:
Me datë 28.02.2021 rreth orës 10:00 Stacioni policor- Gjakovë ka marrë informatë nga Emergjenca e spitalit rajonal se kishin pranuar për tretman mjekësor viktimën e lartëcekur e cila sipas tyre dyshohej që kishte tentuar të vetëvritej duke konsumuar medikamente në sasi te pakontrolluar. Viktima eshte dërguar ne spital nga dëshmitarja e lartëcekur (e ëma). Patrulla ka shkuar në spitalin rajonal të Gjakovës, të cilët po ashtu kanë raportuar se gjendja e viktimës sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë mirëpo e njejta nuk është në gjendje për t’u deklaruar. Sipas dëshmitares viktima këtë veprim e ka kryer nga presioni i cili ka ardhur nga një i dyshuar me të cilën viktima është ne lidhje jashtëmartesore.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe hetimet rajonale te cilët së bashku me patrullat policore janë ne kërkim te personit të dyshuar për shtytje. Hetimet janë ende në proces.