Kryefamiljari, Bashkim Azemi falënderoi vullnetmirët që po i dalin në ndihmë.
Bamirësat janë ata që mundësuan fillimin e ndërtimit të shtëpisështë shoqata humanitare Bereqeti e cila së bashku me bamirësit që bashkuan forcat me shumë donatorë të tjerë për të zgjidhur njëherë e mirë jetesësn e familjes Azemi.
Fshati Bec njihet për tolerancën fetare. Edhe këtë herë u bëmë bashkë musliman e krishterë kështu tha Marjan Ndoja i cili njëherit është edhe drejtori i shkollës së këtij fshati.
Falënderues për këtë iniciativë u shpreh edhe kryetari i bashkësisë lokale, Shkelzen Maxhuni.
Të lumtur janë shprehur familjarët duke thënë se strehimi në një vend të sigurt ishte ëndrra të cilën se kishin menduar që do të iu realizohet ndonjëherë.Gjithqka qka kërkohet nga vullnet mirët që të kontribuojnë sado pak për të finalizuar ndërtimin e kësaj shtëpie.