Qindra vajza lirohen pas rrëmbimit në një shkollë të Nigerisë

Një grup prej gati 300 vajzash që u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore javën e kaluar janë liruar, thotë një zyrtar lokal.

Vajzat u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga shkolla e tyre me konvikt në Jangebe, shteti Zamfara, të premten dhe u dërguan në një pyll, tha policia.

Por të hënën, guvernatori i shtetit tha se grupi ishte liruar dhe vajzat tani ishin të sigurta.

Dhjetëra vajza u panë të mbledhura në një ndërtesë qeveritare në Zamfara, raporton BBC.

“Më gëzohet zemra për të njoftuar lirimin e studentëve të rrëmbyer … nga robëria”, shkroi guvernatori Bello Matawalle në Twitter.

Autoritetet thanë se 279 vajza ishin liruar, duke thënë se një shifër e dhënë javën e kaluar nga policia se 317 ishin rrëmbyer ishte e pasaktë./Ekonomiaonline

Read Previous

“Bereqeti” apelon për ndihmë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Azemi

Read Next

Inxhinieri shqiptar Fitim Kryeziu – njëri nga ideatorët e projektit të “Ishullit të Energjisë”, në vlerë 28 miliardë euro