Ndiqni programin e mëngjesit “Çeli sytë” të plotë

Në programin e sotëm të mëngjesit mysafire e parë ishte Rajmonda Kita me të cilën diskutuam për rëndësinë e leximit në përgjithësi, por dhe si aktivitet kryesor gjatë ditëve sa ishim të karantinuar si pasojë e pandemisë.

Si i ftuar i dytë ishte Hilmi Shala, Drejtor i Spitalit Rajonal “Isa Grezda” me të cilin diskutuam se si dhe sa kishin vështirësi në menaxhimin e pandemisë. E kush më mirë se mjekët mund të na flet për luftën me virusin e padukshëm, ata ishin në frontin e parë e për këtë më gjerësisht na foli Art Deva, si mjek vullnetar.

E vështirësi patën dhe mësimdhënësit, nxënësit e organizatat joqeveritare, për të gjitha këto dhe sfidat e mësimit online diskutuam bashkë me Ideal Zhaveli nga KVRL.

Dashurie Koshi, specialiste e mjekësisë fizikale me rehabilitim foli më gjerësisht për shërbimet fizioterapeutike dhe rëndësia e tyre në shëndetin fizik.

E dini ju ka një çaj anti Covid për të tillin do mësoni në storjen tonë të përgatitur në “Çeli Sytë”.
Programi u përmbyll me sondazhet, pyetje drejtuar qytetarëve A i besojnë më shumë testit rapid apo PCR-s?

Intervistat dhe përgjigjen e kësaj pyetje mund ta ndiqni të plotë në videon më poshtë:



Read Previous

Media izraelite: Pas presionit nga Turqia, Kosova mbase mund ta kthej vendimin për ta hapur Ambasadën në Jerusalem

Read Next

Një rast i veçantë trajtohet në repartin psikiatrik në spitalin e Gjakovës