Edhe të martën minatorët e Trepçës dhe të Kishnicës do të vazhdojnë grevën në kërkim të pagave për muajin janar dhe shkurt.
Gani Osmani nga Sindikata e Re e Trepçës ka thënë për emisionin “SOT” në KTV se kushtet e minatorëve janë përherë të vështira, por kërkesa aktuale e vetme është ajo për pagesën e pagave.
“Ne jemi duke pritur që të realizohet zotimi që ka dhenë Qeveria”, ka thënë ai teksa ka shtuar se të gjithë punëtorët janë në vendin e tyre të punës, por vetëm duke qëndruar./Ekonomiaonline