Aktivizohet vullkani në Indonezi, hiri i tij ngritet deri në pesë kilometra lartësi

Vullkani Sinabung në Indonezi është riaktivizuar, duke u ngritur retë e hirit deri në 5 mijë metra lartësi – e të gjitha fshatrat përreth tij janë mbuluar nga hiri.

Nuk ka pasur evakuime për shkak të shpërthimit të vullkanit, kurse nuk është ndërprerë as trafiku ajror në këtë rajon.

I lartë mbi 2.600 metra, vullkani Sinabung ka qenë shumë aktiv nga 2010 kur humbën jetën dy persona e në vitin 2014, 17 të tjerë e kishin pësuar me jetë dhe në 2016, shtatë burra u gjetën të vdekur.

Në Indonezi, vend ky me më shumë se 120 vullkane, ai Sinabung është një prej dy vullkaneve më aktive. Gjatë viteve të fundit, rreth 30 mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në afërsi të këtij vullkani. /Telegrafi/

Read Previous

Premiera e sezonit të 11-të të “The Walking Dead” do të jetë në verë

Read Next

Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj