Rajmonda Kita e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, letërsi shqipe, e cila po i vazhdon dhe studimet master në po këtë degë.
Romani “Debatik” i dhuruar nga i ati është dhe pikënisja e dashurisë për librat.
Kita tregoi që me moshën, shija e saj për librat ka evoluar dhe ndryshuar sigurisht nga formimi i saj dhe faktorë të tjerë por që gjithmonë është rritur adhurimi për ta.
E pyetur sesa ka ndikuar pandemia në këtë aspekt, pra të leximit, Kita bëri dy ndarje: negative, sepse nuk ka pasur mjaftueshëm libra studimorë që i duheshin për studimet kurse pozitive, sepse pati gjithë kohën e mjaftueshme për t’i lexuar librat që dëshironte.
Për këto dhe gjithçka tjetër mund t’i dëgjoni në videon më poshtë: