Dalin shtesat prej 100 euro për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit. /Telegrafi/

Read Previous

​Katër persona kanë vdekur në aksidente trafiku në muajin shkurt

Read Next

Toyota Yaris është Makina Evropiane e Vitit 2021