“Dorëzimet në Spokan” shfaqet në festivalin “ Moisiu-On”

Në kuadër të festivalit Moisiu-on ”Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, shfaq “Dorëzimi në Spokan” me regji të Ilir Bokshit. Është ky një organizim nga Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po në Tiranë. Se ky festival është një iniciativë shumë e mirë që të jemi më afër publikut këtë e thotë edhe Edi Kastrati, Drejtori i Teatrit të Gjakovës.

Ndër të tjera Kastrati tha se tematika e kësaj shfaqje është një komedi e zezë.

Sic rëndom kanë bërë të gjithë edhe Teatri “Hadi Shehu” zgjidhjen e gjeti tek aplikacioni Skype duke i organizuar online të gjitha mbledhjet e mbajtura.

Transmetimi i shfaqjes nisë sonte nga ora 19:00,në livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse. Gjatë këtij festivali është planifikuar të transmetohen 21 shfaqje teatrore. Festivali ka karakter garues dhe do të ndahen disa çmime.Nata finale dhe ndarja e çmimeve është paraparë të mbahet në 15 mars 2021.

Read Previous

3 Marsi, Dita Botërore e Dëgjimit

Read Next

Gjakovë, 29 raste pozitive me Covid-19