Manchester Unitedi bllokoi largimin e Van de Beek në afatin e janarit

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se nuk e lejoi holandezin Donny van de Beek të largohej në huazim në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori holandez arriti në United nga Ajaxi në verën e fundit dhe erdhi si një transferim i madh pasi u paguan plot 55 milionë euro për të.

Sidoqoftë, ai ka luftuar për të marrë kohën e rregullt të lojës, edhe me mungesën e fundit të Paul Pogba për shkak të dëmtimit.

Van de Beek është më shumë një rezervë në mendjen e menaxherit Ole Gunnar Solskjaer për momentin.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Solskjaer dhe Unitedi morën një ofertë nga një klub i pazbuluar jashtë Anglisë për van de Beek.

Lëvizja do të kishte qenë një huazim gjashtë mujor, por Unitedi refuzoi marrëveshjen dhe donte ta mbante lojtarin. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani merr mbështetje për Kosovën nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës

Read Next

669 gjoba për 24 orë për mosrespektim të masave anti-COVID