Komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratën mes organizatës SHe-Era dhe ArcProject për fillimin e punëve në rehabilitimin në shtratin e Lumit Trakaniq. Kryetari i komunës, Ardian Gjini ka thënë se lumi Krena do të jetë projekti i radhës që do të vazhdohet edhe në dy faza.
Përfaqësuesit e organizatës SHe-Era falënderuan komunën e Gjakovës per bashkëpunimin si dhe treguan që ky projket ka të bëjë me ujë të pastër në Gjakovë.
Ndërsa nga ArcProject u tha që ne si kompani implementuese do të bëjmë të pamundurën që ta realizojmë ashtu siç është e paraparë në preventivin dhe paramasat e parallogarisë që i kemi.
Kryetari i komunës ka uruar kompanitë përfituese dhe organizatën SHe-Era për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm.