31 ankesa janë paraqitur deri më tani pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kështu ka thënë për KALLXO.com, Mul Desku, nga ky institucion.
“Nga koha e shpalljes së rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga KQZ-ja e deri me tani PZAP-i ka pranuar 31 apele te cilat i kane paraqitur kandidatë te subjekteve politike. Numri i apeleve deri në ora 11:00 do të ndryshon”, tha Desku.
Ai ka treguar edhe natyrën e ankesave që janë dorëzuar në PZAP.
“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak te mos përputhjes se rezultateve. Parregullsi në plotësimin e FPR-së, Gabime në FPR, Parregullsi gjatë numërimit të votave me kusht, Mungesa e votave, bartja e votave në një kandidat tjetër, etj”, tha Mul Desku nga PZAP.
Afati për paraqitjen e arnesave kundër rezultateve përfundimtare të KQZ është 24 ore nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP-i duhet te marre vendime lidhur me këto apele brenda 72 orëve.