Sot në programin e mëngjesit në Syri patëm një rubrikë të veçantë kushtuar librit.
Tomorr Pozhegu, pronar i librarisë “Tomorri” dhe në të njëjtën kohë adhurues i leximit ndau me ne librat e fundit por dhe më të preferuar nga lexuesit.
Titujt e sugjeruar ishin: “Libri i luftës” nga Nuhi Bytyçi, “Leksioni i fundit” nga Randy Pausch e për moshën e njomë Pozhegu potencoi se testuan librat “Për tërë mocarelën e botës… fitova lotomiushin!” nga Jeronim Stilton dhe “Aventurat e Herrit, Macja Gug” nga Suzi Klaja, të cilët rezultuan të suksesshëm.
Për të kuptuar më shumë detaje nga librat e lartpërmendur klikoni në videon më poshtë:
Rubrika e librit në programin e mëngjesit