Marsi në historinë shqiptare do jetë përgjithmonë i lidhur ngushtë me rënien heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjarëve të tij. Por pak kush di që për varrimin e tyre dinjitoz në ato kohë u përkujdes zonja nga Gjakova, Mevlyde Saraqi bashkë me disa aktivistë të tjerë.
Rrugës ata nuk ishin vetëm.
Ajo thotë se është e vështirë ta përshkruajë me fjalë cfarë kanë parë gjatë këtij rrugëtimi. E me mbërritjen në Prekaz situata ishte edhe më e frikshme.
Pas shkarkimit të arkivoleve ata insistuan të qëndrojnë në Prekaz, por nën presionin e serbëve të armatosur u detyruan ta marrin rrugën e kthimit.
Për të e gjithë kjo sakrificë ja ka vlejtur dhe kjo vjen si rezultat i lidhjeve të fuqishme të Gjakovës me Drenicën gjatë viteve të okupimit.