A flasin gratë më shumë se meshkujt?

Sterotipet e gjinisë i trajtojnë meshkujt dhe gratë si kategori, e jo si qenie individuale që kanë shpresa, dëshira dhe ëndërra për të ndarë me të tjerët.

Unë personalisht mendoj që kjo ide është thjesht mit, kjo varet krejtësisht nga personaliteti që posedon personi në fjalë. Njohim meshkuj të mbyllur që nuk preferojnë të flasin shumë ashtu siç njohim femra të mbyllura në vete dhe që nuk preferojnë të ndajnë ndjenjat e tyre me të tjerët .Të jesh introvert nuk do të thotë të jesh patjetër mashkull ashtu siç të jesh ekstrovert grua.

Për gratë është më i rëndësishëm komunikimi sesa për meshkujt, ato flasin për të krijuar lidhje emocionale ndërkohë që meshkujt “për të përfunduar punë”.
Më shpesh meshkujt flasin për gjëra, ndërkohë që gratë u kushtojnë më shumë rëndësi njerëzve, lidhjeve dhe ndjenjave.
Atëherë mos ndoshta pa tingëlluar e vrazhdë, gratë diskutojnë gjëra më komplekse dhe detyrimisht kanë më shumë gjëra për të thënë?/Alba Macula

Read Previous

Shtatë të vdekur dhe 564 raste me COVID-19

Read Next

Punëtorët e KRM “Çabrati” në krye të detyrës dhe të pandalshëm