Në kuadër të javës së 16 të Supërligës së hendbollit, Shqiponja priti në Gjakovë klubin Samadrexha. Pjesa parë e kësaj ndeshje pati shumë rivalitet duke u fituar nga skuadra vendase.
Kryetari i klubit Shqiponja u shpreh se pretendimet e klubit për këtë sezon janë që të ngjiten sa më lart në tabelë.
Edhe klubi mysafirë ka pritshmëri të njëjta sikur nikoqirët.
Shpresa Fazlija, hendbollistja e Shqiponjës u shpreh e lumtur me pikët që kanë arritur deri tani.
Të pranishëm në sallë ishin pak shikues, kjo për shkak të kufizimeve të pandemise.
Ndeshja u myll me rezultat Shqiponja: 42 Samdarexha: 37.