Memli Kelmendi pjesë e Këshillit Drejtues të Rrjetit Botëror të Dirigjimit Koral

Dirigjenti Memli Kelmendi është përzgjedhur pjesë e Këshillit Drejtues të Rrjetit Botëror të Dirigjimit Koral (World Choral Conducting Network -WCCN) dhe një nga anëtarët themelues, poashtu.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kelmendi, i cili tha se është një lajm shumë i mirë për të dhe Kosovën.

“Muzika korale formon një lidhje, duke krijuar kanale të reja për komunitetin ndërkombëtar dhe përpjekjet bashkëpunuese”, thotë mes tjerash ai. 

Kelmendi me Korin “Siparantum” kanë arritur shumë suksese ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. / KultPlus.com

Read Previous

Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme të Kosovës kundër Zvicrës

Read Next

Arrestimi i zyrtarëve të doganës dhe zyrtarit policor, Prokuroria Speciale jep detaje se çfarë është sekuestruar