Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se krimet e Serbisë në Kosovë, janë të pafalshme dhe të paharruar.

Ai sot kujtoi Diturije Deliun, e cila ishte foshnje 95 ditëshe.

“Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes. Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë.E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së”, tha Kurti.

“I kishte vetëm 95 ditë. Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.I përjetshëm është kujtimi për të”, theksoi ai.

/klankosova/

Read Previous

Rikthehet lundrimi në brigjet e Adriatikut, nisen tragetet nga Porti i Durrësit dhe i Barit

Read Next

Borell bën thirrje për “pauza humanitare” të menjëhershme në luftën në Gaza