Tashmë kanë kaluar disa javë që nga përfundimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u mbajtën më 14 shkurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në një prononcim ekskluziv për Syri-n, analisti Imer Mushkolaj ka theksuar që rezultati i zgjedhjeve asnjëherë ska qenë më konkret e më i qartë.
Megjithatë, sipas tij, interesante do të jetë si do të rrjedhë zgjedhja e presidentit.
Mushkolaj potencoi se beson që pas zgjedhjes së qeverisë, zonja Osmani do të zgjedhet presidente e vendit.