Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se është duke u përgatitur kallëzim penal dhe padi civile kundër senatorit zviceran, Dick Marty.
Gashi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kallëzim penal dhe padi civile do të ushtrohet edhe kundër ish kryeprokurores të Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, pasi sipas tij në librin e saj përdori të dhëna të rrejshme për krimet e pretenduara të UÇK-së e që ishte shfrytëzuar nga Dick Marty për raportin e tij.
Lexoni të plotë postimin e Gashit, pa ndërhyrje:
“Në mbrojtje të vlerave kombëtare
Në mbrojtje të UÇK-së
Kundër Gjykatës Speciale.
Në cilësinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zviceran Dick Marty i cili kishte shkuar në mënyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtëpinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqipërie, edhe pse në shtëpinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Këshillin e Evropës duke pretenduar se pjesëtarë të UÇK-se gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës, në shtëpinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në mënyrë të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore për trafikim nderkombetar.
Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kundër ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhëna të rrejshme për krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq.
Kallezim penal do te ushtrohet edhe kunder Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyres per persona të zhdukur dhe mjekesi ligjore ne kuader te UNMIKU-t i cili poashtu ne menyre te pa autorizuar-klandestine kishte shkuar tek shtepia e familjes Katuçi, ne kerkim te provave per trafikim te organeve njerezore te cilat kurre nuk kishin ndodhur.
Raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri ne lajthim Këshillin e Evropes i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Williamson qe të hetoj keto pretendine, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Williamson, votuan Gjykaten Speciale.
Raporti i Clint Williamson nuk vertetoi pretendimet e rrejshme te Dick Martyt.
Institucionet e Kosoves dhe të Shqiperise duhet të kerkojnë raportin e Prokurorit Clint Williamson, dhe meqenese në atë raport nuk janë vertetuar pretendimet dhe deklarimet e rrejshme të Dick Marty dhe me kete jane venë në lajthim deputetet e Kuvendit te Kosoves, kur votuan Gjykaten Speciale, atehere duhet qe te fillojne procedurat ligjore për zhberjen-anulimin e Gjykates Speciale të krijuar me shpifje dhe deklarime te rrejshme./Telegrafi