Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kërkoi që ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet e tjera, por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj këtij vendimi autoritetet kosovare s’kanë çfarë t’i bëjnë, meqë i kanë “mundësitë e kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale në Hagë”.
“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim”, tha Kurti para gazetarëve duke shtuar se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, janë duke punuar në këtë drejtim.
“Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën”. /Albanianpost.com