​Dy muaj nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ka hetime të mjaftueshme që t’i vendosën sanksione Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosën sanksione Serbisë.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Kurti tha se ‘nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër’.

“Është e domosdoshme që dy muaj pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit ku u vra rreshteri është kohë më së e mjaftueshme qe të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione për këtë akt që cenoi sonvranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër”, tha Kurti.

Ndërsa shtoi se më mes të dhjetorit bëhen 8 vjet prej Serbia nuk ka bërë përparim nën kapitullin 35 që dëshmon dëshirën për normalizim. /KosovaPress/

Read Previous

Ndalimi i vizitave e telefonatave për ish-krerët e UÇK-së në Speciale, Kurti: I kemi mundësitë e kufizuara që të ndikojmë

Read Next

Shërbimit Korrektues i shtohen 45 zyrtare korrektuese në 24 vjetorin e themelimit