Në orën 16 e 15 minuta në aksin rrugor Gjakovë- Prizren konkretisht në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore. Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura.Komandanti I trafikut rajonal në Gjakovë Albin Sahatqija ka thënë për Tv Syri se te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa drejtuesi I automjetit Ford I cili ishte duke qarkulluar në drejtimin Prizren -Gjakovë, saktësisht në fshatin Bishtazhin e fillon tejkalimin në vendin ku ishte vija e plotë dhe si pasojë e pakujdesisë e godet gjatë tejkalimit automjetin Golf 7 I cili ishte në përballëkalim në drejtimin Gjakovë- Prizren. Si pasojë e këtij aksidenti të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa janë lënduar 7 persona. Të lenduarit janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej personave të lënduar femër për shkak që ishte shtatëzënë është dërguar për në QKUK e cila është trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti I I hetuesve të trafikut rajonal dhe prokurori I shtetit të cilët janë marrë me shiqimin e vendit të aksidentit, ka thënë tutje Sahatqija.
Aksident në Gjakovë, lëndohen 7 persona, mes tyre një shtatzënë