Më shumë se 3 mijë e 300 të arrestuar në Bregun Perëndimor

Më shumë se 3 mijë e 325 persona janë arrestuar që nga 7 tetori në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shoqëria Palestineze e të Burgosurve (PPS) dhe Autoriteti për Çështjet e të Burgosurve thonë se forcat izraelite brenda 24 orëve të fundit arrestuan edhe 35 palestinezë.

Ndërsa shtuan se në mesin e këtyre të arrestuarve është edhe një fëmijë 12-vjeçar, raporton Al Jazeera.

/klankosova/

Read Previous

NJË JETË NË NJË ORË: Prof. Muhamet Rugova

Read Next

Aplikimi i Kosovës në KiE, ambasadori gjerman tregon të mirat dhe të këqijat e raportit të ekspertëve ligjorë