Skandali nga Federata e Spanjës, Kosovën nuk e njohin si shtet, por vetëm si territor

Jemi futur në muajin mars, ku do të grumbullohet këtë muaj për herë të parë edhe Përfaqësuesja e Kosovës për vitin 2021.

Dardanët do ta nisin fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ku ndodhen në Grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet, derisa Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e kanë bërë një gjë të tillë, edhe pse shteti ynë funksionon edhe pa njohjet e këtyre vendeve.

Por skandali më i madh ka ndodhur nga Federata e Futbollit të Spanjës në rrjetet sociale.

Në njoftimin për publikun se trajnerit Luis Enrique do të publikojë listën me lojtarët e ftuar më 15 mars, spanjollët kanë bërë një skandal duke shkruar territorin e Kosovës.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në futboll.

Spanja ka problemet e veta në shtetin e tyre dhe kjo i pengon që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjithsesi futbollistët tanë duhet t’i motivojë ky nënçmim i spanjollëve dhe të japin më të mirën nga vetja që të marrin rezultat pozitiv, pasi vetëm në këtë mënyrë i tregojmë atyre se kush jemi.

Kosova do të përballet me Spanjën më 31 mars në takimin që do të luhet në Estadio Olimpico në Sevilla.Gazeta Olle/

Read Previous

Alkent Pozhegu, njeriu i rekordeve

Read Next

​Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllur në pandemi