Qindra euro të falsifikuara konfiskohen në 24 orët e fundit nga policia

Policia e Kosovës është duke vazhduar me konfiskimin e parave false, të cilat janë duke qarkulluar në treg.

Në 24-orët e fundit, policia ka konfiskuar para false në Lipjan dhe Vushtrri.

“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, njofton policia.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri.

“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”.

Rastet vazhdojnë të hetohen nga policia. /Telegrafi/

Read Previous

​OKB: Më shumë se 80% e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga sulmet izraelite

Read Next

U largua nga loja në minutën e 19-të, mësohet shkalla e lëndimit të Berat Gjimshitit