Policia e Kosovës arreston edhe një person për vrasjen e Liridona Ademajt

Krimet e Rënda kanë arrestuar edhe një person që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj.

Burimet e Tv Syri kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së Dodajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë dhe ai është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Dodaj dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën. /tvsyrivision/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Shahini: Vitin e kaluar janë varfëruar rreth 26 mijë qytetarë

Read Next

Parashikimi i motit