Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zyrtarizuar kandidaturën tij për kryetar të LDK-së, zgjedhja e të cilit pritet të bëhet më 14 mars, raporton Ekonomia Online.
Përveç tij, në garë për kryetar të LDK-së deri më tani janë edhe Anton Quni e Lumir Abdixhiku.